Övünç Kutlu
14 Shkurt 2016•Përditësim: 15 Shkurt 2016
TORONTO (AA) – Basketbollisti i Minnesota Timberwolves Zack LaVine fitoi në garën e ngulitjeve të natës së dytë të NBA All-Star Game në Toronto, ndërsa kjo garë do të hyjë në histori si një nga më atraktivet deri më tani, raporton Anadolu Agency (AA).
LaVine po në këtë garë fitoi edhe vitin e kaluar, ndërsa të premten fitoi edhe çmimin si basketbollisti më i mirë i All-Star yjeve në ngritje. Mbrëmë në finalen e ngulitjeve ai garoi me Aaron Gordon nga Orlando Magic, duke fituar maksimum 50 pikë prej të gjithë anëtarët e jurisë.
Ndonëse raundi final i garës ishte paramenduar si garë me dy tentime, LaVine dhe Gordon ishin baraz dhe bënë edhe nga dy tentime shtesë. Komentatorët spotiv, personat eminent të NBA-së dhe tifozët përmes rrjeteve sociale e vlerësuan këtë garë si më të mirën në historinë e NBA All-Star Wikend.