Muhammed Enes Çallı
20 Maj 2022•Përditësim: 23 Maj 2022
Ekipi i Boston Celtics të enjten vonë siguroi fitore me rezultatin 127-102 ndaj Miami Heat për të barazuar finalet e Konferencës Lindore në 1-1, transmeton Anadolu Agency (AA).
Marcus Smart shënoi 24 pikë, 12 asiste dhe nëntë kërcime në rikthimin e tij nga lëndimi pasi mungoi në ndeshjen e parë, ndërsa Jayson Tatum ishte koshashënuesi më i mirë për Celtics me 27 pikë.
Jaylen Brown po ashtu luajti rol të rëndësishëm në fitoren e lehtë të Celtics-it pasi shënoi 24 pikë. Po ashtu edhe Grant Williams shënoi 19 pikë në Florida.
Jimmy Butler për 32 minuta kryesoi tek Heat me 29 pikë. Gabe Vincent dhe Victor Oladipo shënuan nga 14 pikë secili dhe Tyler Herro përfundoi me 11 për Heat.
Ndeshja e tretë e serisë e më të mirit prej shtatë ndeshjeve do të zhvillohet në Boston të shtunën vonë.