Övünç Kutlu
10 Tetor 2020•Përditësim: 11 Tetor 2020
Miami Heat mposhti Los Angeles Lakers me rezultatin 111:108 të premten vonë në lojën e pestë të Finaleve të NBA-së, për të shkuar një lojën e gjashtë, raporton Anadolu Agency (AA).
Kampionët e Konferencës Lindore ngushtuan epërsinë në 3:2 në finalen prej shtatë serive kundër kampionëve perëndimorë në Orlando të Floridas, ku rinisën ndeshjet në gusht pasi sezoni u pezullua në mars për shkak të COVID-19.
Jimmy Butler shkëlqeu duke shënuar 35 pikë, 12 kërcime dhe 11 asistime dhe pati pesë vjedhje të topit në një performancë triple-double për Heat, ndërsa Duncan Robinson shënoi 26 pikë, 5 kërcime dhe 2 asistime.
Kampioni i trefishtë LeBron James shënoi 40 pikë për Lakers dhe 13 kërcime, 7 asistime dhe 3 vjedhje. Anthony Davis shënoi 28 pikë, 12 kërcime dhe nga 3 asistime, vjedhje dhe bllokime.
Danny Green, i cili arriti 8 pikë në më shumë se 23 minuta në fushë, humbi një goditje të hapur për tre pikë në sekondat e fundit.
Ndeshja e gjashtë do të luhet të dielën në ora 19:00 (ora 23:30 sipas kohës së Evropës Qendrore).