Abdulbesar Ademi
23 tetor 2026•Përditësim: 23 tetor 2026
KF Egnatia ka barazuar 1-1 me skuadrën daneze Aarhus në ndeshjen e vlefshme për fazën e ligës të UEFA Ligës së Konferencave, të zhvilluar në Randers të Danimarkës, transmeton Anadolu.
Skuadra shqiptare kaloi në epërsi në minutën e 13-të, me golin e shënuar nga Ildi Gruda.
Aarhusi, i cili mbeti me një lojtar më pak që në minutën e tretë pas përjashtimit me karton të kuq të Eric Kahl, arriti të reagojë në pjesën e dytë. Në minutën e 49-të, James Bogere shënoi golin e barazimit për skuadrën daneze.
Pavarësisht se luajti me një lojtar më pak për pjesën më të madhe të ndeshjes, Aarhusi arriti të ruajë rezultatin, ndërsa Egnatia u largua nga Danimarka me një pikë nga kjo përballje evropiane.