Metin Arslancan
08 Tetor 2019•Përditësim: 09 Tetor 2019
Ndeshjen mes Turqisë dhe Shqipërisë, në kuadër të eliminatoreve të kampionatin të futbollit "Euro 2020", që do të luhet më 11 tetor të premten do ta drejtojë arbitri rumun Ovidiu Alin Hategan, njoftoi Federata Turke e Futbollit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ndeshja e grupit H do të zhvillohet në stadiumin Şükrü Saracoğlu, stadiumi i klubit të Stambollit, Fenerbahçes, me fillim në ora 20.45.
Arbitri nga Federata Rumune e Futbollit, Ovidiu Alin Hategan, do të drejtojë ndeshjen.
Ndihmësit e Hategan do të jenë, Octavian Sovre dhe Sebastian Eugen Gheorghe. Arbitri i katërt i ndeshjes do të jetë Sebastian Constantin Coltescu.
Për fazën eliminatore të "Euro 2020" Shqipëria është në grupin H, së bashku me Turqinë, Francën, Islandën, Moldavinë dhe Andorën.