Izzet Taskiran
01 Qershor 2016•Përditësim: 02 Qershor 2016
STAMBOLL (AA) - Udhëtarët e Turkish Airlines (THY) që është edhe sponsori zyrtar i Kampionatit Evropian të Futbollit 2016 (EURO 2016) që do të zhvillohet në Francë do të mund të ndjekin drejtpërdrejtë ndeshjet në fluturimet e linjave ndërkombëtare me avionët e tipeve Boeing 777 dhe Airbus A330, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të publikuar nga Zyra e Shtypit të Turkish Airlines theksohet se ndeshjet e kampionatit do të mund të ndiqen edhe në të gjitha sallat e veçanta të udhëtarëve të Turkish Airlines. Gjithashtu në disa fluturime do të zhvillohen lotari ku udhëtarët do të mund të fitojnë bileta për turneun.
Për futbolldashësit krahas reklamave speciale të televizionit për kampionatin, avionit të përgatitur posaçërisht për Ekipin Kombëtar Turk, biletave falas dhe kartave të veçanta të menuve në avion është përgatitur edhe "MeetEuropesBest.com" e cila është një faqe vetëm për këtë fushatë.
Turkish Airlines gjithashtu do të realizojë aktivitete speciale edhe në katër qytetet ku do të zhvillohen ndeshjet e këtij turneu, ku do të presë të gjithë tifozët nga e gjithë bota.
Në deklaratë vihen në dukje edhe pikëpamjet e Ahmet Olmuştur, zëvendës drejtorit të Përgjithshëm përgjegjës për marketingun dhe shitjet në Turkish Airlines, i cili thekson se qëllimi kryesorë është të rritin edhe më tej përvojën e udhëtimeve.
"Kemi punuar shumë që si në lartësitë mijëra metra ashtu edhe në aeroporte të paraqesim një përvojë të pavarur nga vendi për futbolldashësit dhe t'iu ofrojmë atyre një emocion të veçantë për kampionatin. Presim me padurim reagimet që do të marrim nga udhëtarët tanë. Besojmë se me këtë shërbim të ofruar për udhëtarët tanë që kemi ndërmarrë në kuadër të sponsorizimit të 'EURO 2016', do ti shtojmë suksesit tonë aktual një kontribut në masë të rëndësishme", u shpreh Olmuştur.