Bakir Tiro
24 Tetor 2017•Përditësim: 25 Tetor 2017
ATHINË (AA) – Pishtari olimpik për Lojërat Olimpike Dimërore të cilat do të mbahen në Pyeongchang (Koreja e Jugut) prej 9 deri më 25 shkurt të vitit të ardhshëm, është ndezur sot në Olimpin e lashtë, Athinë, raporton Anadolu Agency (AA).
Pishtarin i pari e mori skiatori grek Apostolos Angelis dhe në Greqi do të jetë deri më 1 nëntor, kur me avion do të transportohet në Korenë e Jugut.
Pishtarin olimpik në rrugën tokësore, në gjatësi prej 2.018 kilometrave, do ta mbajnë rreth 7.500 persona. Pishtari do të udhëtojë, përveç me avion, tren, varkë, teleferik, biçikletë. Deri te ndezja e pishtarit olimpik në Pyeongchangu do ta mbajë madje edhe një robot.