Hüseyin Burak Demirer
25 Prill 2016•Përditësim: 26 Prill 2016
ANKARA (AA) - Ndeshjet e para të gjysmëfinales së UEFA Ligës së Kampioneve do të fillojnë nesër, raporton Anadolu Agency (AA).
Ndeshjet e para të gjysmëfinales në turneun më të madh të nivelit të klubeve të futbollit të Evropës, do të luhen nesër dhe më 27 prill të mërkurën. Arbitri i ndeshjes së nesërme mes Manchester City-Real Madrid do të jetë arbitri nga Turqia, Cuneyt Cakir.
Ndeshjet e kthimit do të luhen më 3-4 maj.
Programi i ndeshjeve të UEFA Ligës së Kampionëve të cilat do të zhvillohen në orën 20.45 është siç vijon:
Nesër:
Manchester City (Angli)-Real Madrid (Spanjë)
27 Prill:
Atletico Madrid (Spanjë)-Bayern München (Gjermani)