SARAJEVË (AA) - Presidenti i Federatës së Futbollit të Qipros (AQF), Kostakis Koutsokoumnis deklaroi se në këtë vend janë trukuar shumë ndeshje të ligës së parë, raporton Anadolu Agency (AA).
Ai ka theksuar se UEFA pretendon të ketë prova për manipulim të 17 ndeshjeve të ligës së parë Qipriote.
Koutsokoumnis shtoi se shumica e ndeshjeve të dyshimta përfshijnë ekipe të cilat tre vitet e fundit ishin para largimit nga liga e parë. Ai e përgëzoi gjykatësin Marios Panayi, i cili i pari zbuloi trukimin e ndeshjeve në Qipro, për shkak të cilave nisën edhe hetimet e policisë në vend.