Bedrudin Brlyavac
19 Mars 2016•Përditësim: 19 Mars 2016
MOSKË (AA) – Pas pranimit të Sharapovës se ka përdorur substancën kimike meldonium, në Rusi është dyfishuar shitja e kësaj substance, raporton Anadolu Agency (AA).
Kompania DSM Grup, e specializuar në sektorin farmaceutik, në studimin e saj të fundit ka treguar se mes datave 7 dhe 13 mars ka shitur në Rusi 78.300 kuti meldonium, që është për 2,2 herë më shumë nga një javë më herët.
Meldoniumi u bë i njohur në fillim të këtij muaji pasi ish-tenistja Marija Sharapova deklaroi se rezultatet e saj nga testi i dopingut kanë dalë pozitive.
"Skandali me dopingun rezultoi të jetë reklamë shumë e mirë për meldoniumin i cili tani njihet botërisht. Njerëzit besojnë meqë Sharapova e ka përdorur si ilaç vërtetë është i mirë” deklaroi drejtori i kompanisë Sergej Çulijak.