Gülbahar Sayım
01 Mars 2017•Përditësim: 01 Mars 2017
NIAMEY (AA) - Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka zhvilluar një vizitë në Niger, ku ka marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të një kompleksi sportiv në këtë vend, raporton Anadolu Agency (AA).
Infantino është pritur nga Presidenti i Nigerit, Mahamadou Issoufou dhe ministri i këtij vendi për Sportin, Maman Moctar Kassoum.
Në fjalën e tij të mbajtur në këtë ceremoni, ai ka falënderuar Presidentin Issoufou për mbështetjen që i jep sportit duke thënë se "Nigeri është vendi i sportit".
Ndërsa në fjalën e tij të mbajtur në këtë ceremoni, ministri i Sporteve, Kassoum, tha se kompleksi me vlerë 2.7 milionë euro është bërë nga FIFA dhe se ai përbëhet nga 3 fusha futbolli dhe një hotel me 25 dhoma.
Nigeri është bërë pjesë e FIFA-s në vitin 1962, ndërsa për herë të parë është vizituar nga presidenti i FIFA-s, braziliani Joao Havelange në vitin 1981.