Zülfiya Yakup
27 Maj 2016•Përditësim: 28 Maj 2016
PRISHTINË (AA) – Mbi 1.000 fëmijë të lindur në vitin 2008, më konkretisht në vitin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës morën pjesë në vrapimin me të cilin në Kosovë kremtohet Dita Olimpike e Kosovës. Fëmijët vrapuan në rrugën të gjatë 350 metra nga sheshi "Zahir Pajazit"i deri të sheshi "Skenderbeu" në qendër të qytetit, raporton Anadolu Agency (AA).
Kreu i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani deklaroi për AA se data e sotme korrespondon me datën e 27 majit të vitit 1992 kur u themelua Komiteti Olimpik i Kosovës.
%2F20160527_2_16939075_10500002.jpg)
Motoja e garës së sotme ka qenë që fëmijët të merën me sport gjatë tërë jetës, tha Hasani. "Do të dëshmojmë se në jemi një komb sportdashës. Do të dëshmojmë se të rinjtë e Kosovës janë të talentuar për çka do të ndërtojmë një sistem i cili do të shpie këta të talentuar në podiumin e medaljeve olimpike”, tha Hasani.
Djali i Rasim Gajtanit ishte njëri nga vrapuesit e sotëm. "Solla djalin për ditën olimpike, më konkretisht ishte organizim i shkollës dhe është shumë e bukur të shohësh fëmijët duke u marrë me sport”, thotë Gajtani.
Ndërkohë, në publik ishte edhe Abaz Kasumi, trajner shumëvjeçar i futbollit, i cili u shpreh i lumtur që po shënohet kjo ditë. "Është një ditë e madhe për mua, për fëmijët tanë është poashtu një ditë e madhe sepse marrin pjesë në garë atletike në Kosovën e pavarur. Është kënaqësi të shohësh këta fëmijë, ardhmërinë tonë. Ata do të presin ditë më të mira”, thotë Kasumi.