Emre Aşıkçı
22 Gusht 2019•Përditësim: 23 Gusht 2019
Klubi holandez PSV Eindhoven ka rënë dakord të transferojë futbollistin e kombëtares greke Kostas Mitroglou për një sezon të vetëm nga Galatasaray-i i Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Galatasaray tha se Mitroglou është huazuar në PSV Eindhoven për 1,2 milionë euro.
Sipas kontratës, Galatasaray do t'i paguajë 1,9 milionë euro futbollistit grek për sezonin 2019-20.
Sulmuesi 31-vjeçar shënoi dy gola në nëntë ndeshje gjatë qëndrimit të tij gjysmëvjeçar në Galatasaray.
Në karrierën e tij, Mitroglou ka luajtur për Olympiacos, klubin anglez Fulham, Benfica-n e Portugalisë dhe ekipin francez Marseille.