LONDËR (AA) - Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard për shkak të lëndimit të pësuar në ndeshjen me Tottenhamin do të jetë jashtë terrenit për tre javë, raporton Anadolu Agency (AA).
Mediat angleze raportojnë se Gerrardi ka pësuar një lëndim të rëndë në kyçin e këmbës dhe se jashtë terrenit do të jetë në pesë ndeshjet e ardhshme.
Gerrard do të lëshojë ndeshjet e ligës kundër Southampton dhe Manchester Cityt, si dhe ndeshjen e FA kupës kundër Crystal Palace, por edhe dy ndeshjet më të rëndësishme kundër Beshiktasit në kuadër të raundit eliminator (faza 1/16) të Europa League.
Liverpool dhe Beshiktash do të ndeshen më 19 dhe 26 shkurt për kalimin në 1/8 e finales të UEFA-s, ndërsa mungesa e mesfushorit legjendar Gerrard në këto ndeshje është diçka që shqetëson tifozët e Liverpoolit.
Gerrard është lënduar në minutën e 68 të ndeshjes kundër Tottenhamit, ku Liverpooli triumfoi me rezultat 3:2. Mesfushori i Liverpoolit ka konfirmuar se në fund të këtij sezoni do të largohet nga klubi për të cilin ka luajtur në 25 vite të kaluara.