Nazmi Abduramani
12 Janar 2017•Përditësim: 13 Janar 2017
SHKUP (AA) – Kombëtarja e futbollit të Shqipërisë në renditjen më të re të Federatës Botërore të Futbollit (FIFA) ka zënë pozitën e 51-të, Maqedonia në pozitën e 162-të ndërsa Kosova në pozitën e 166-të, raporton Anadolu Agency (AA).
Kombëtarja më e mirë nga vendet e Ballkanit Perëndimor është Kroacia, e cila mban pozitën e 14-të.
Nga kombëtaret tjera të rajonit Serbia ka rënë për një pozitë në krahasim me listën e muajit të kaluar, dhe tani është në pozitën e 45-të, Sllovenia në pozitën e 52-të kurse Mali i Zi i 63-ti.
Në renditjen e 10 kombëtareve më të mira në botë nuk ka ndryshime. Argjentina është e para, ndërsa më pas vijojnë Brazili, Gjermania, Kili, Belgjika, Kolumbia, Franca, Portugalia, Uruguaji dhe Spanja.