PARIS (AA) - Çmimi i parave totale që do të shpërndahen në Turneun e hapur në sezonin e dytë të "Grand Slam " të tenisit në Francë u rrit me 12 përqind, në 28 milionë euro, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate me shkrim nga komiteti organizator i turneut theksohet se vlera çmimit i cili vitin e kaluar ishte 25 milionë e 18 mijë e 900 euro, u rrit në 28 milionë e 28 mijë e 600 euro.
Drejtori i Turneut, Gilbert Ysern, ka theksuar se rritja e çmimit është bërë në kuadër të planifikimit 4 vjeçar të parashikuar mes viteve 2013-2016. Ai theksoi gjithashtu se janë menduar veçanërisht lojtarët e eliminuar në javën e parë.
Roland Garros i cili karakterizohet si "Grand Slam" do të mbahet në Paris të Francës në datat 19 maj- 7 qershor.