Alma Çekovic
05 Mars 2017•Përditësim: 06 Mars 2017
ACAPULCO (AA) – Tenisti amerikan Sam Querrey është fitues i ATP turneut në Acapulco të Meksikës, pasi në finale befasoi spanjollin Rafael Nadal, ku fitoi me rezultat prej 6:3, 7:6, raporton Anadolu Agency (AA).
Querrey, lojtari i 40-të në botë fitoi kundër të renditurit të dytë në listën ATP dhe u bë amerikani i parë që fitoi turneun në Meksikë.
Ky është titulli i parë nga turneu në Delray Beach 2016, ndërsa njëherësh edhe titulli i nëntë në karrierë. Rafael Nadal, fitues i Mexican Open 2005 dhe 2013, kishte rastin që të arrijë në titullin e 70-të në turne, deri te i cili erdhi pa asnjë set të humbur.
Në konkurrencë të femrave, ukrainasja Lesia Tsurenko fitoi titullin e tretë në karrierë, duke mposhtur tenisten franceze Kristina Mladenoviç me 6:1, 7:5. Tsurenko, tenistja e 50-të në botë, titullin e fundit e fitoi në Guanzhou të Kinës në shtator të vitit 2016.