Fatih Erel
14 Prill 2023•Përditësim: 16 Prill 2023
Gara e tretë e Kampionatit Botëror të MotoGP 2023 do të zhvillohet më 16 prill, të dielën në SHBA, raporton Anadolu.
Xhirot e renditjes për garën e tretë të sezonit të MotoGP, që është organizimi më i rëndësishëm i garave me motoçikleta, do të zhvillohen nesër në orën 17:50 ndërsa gara 'sprint' në orën 22:00 në pistën Amerika në qytetin Austin të Teksasit, e gjatë 5,51 kilometra, ndërsa gara prej 20 raundesh do të fillojë të dielën në orën 21:00.
Garën e parë të sezonit në MotoGP, në Portugali e fitoi kampioni i fundit piloti i Ducati Lenovo-s, Francesco Bagnaia, ndërsa garën e dytë Çmimin e Madh të Argjentinës piloti italian i Mooney VR46, Marco Bezzecchi.
Renditja dhe pikët e klasifikimit të pilotëve para garës në SHBA është si më poshtë:
1. Marco Bezzecchi (Itali): 50 pikë
2. Francesco Bagnaia (Itali): 41
3. Johann Zarco (Francë): 35
4. Alex Marquez (Spanjë): 33
5. Maverick Vinales (Spanjë): 32