Ekip
06 Qershor 2023•Përditësim: 08 Qershor 2023
Klubi anglez i futbollit Tottenham emëroi sot Ange Postecoglou për trajner të ri, transmeton Anadolu.
Ish-trajneri skuadrës skoceze Celtic është trajneri i katërt që angazhohet në pankinën e Spurs që nga largimi i Mauricio Pochettino-s në vitin 2019.
Australiani nënshkroi kontratë 4-vjeçare me klubin nga Londra, i cili para tij u drejtua nga ekspertë të famshëm si Jose Mourinho, Nuno Espirito Santo dhe Antonio Conte.
"Ange sjell mentalitet pozitiv dhe stil të shpejtë, sulmues të lojës. Ai ka reputacion të fortë për zhvillimin e lojtarëve dhe një kuptim të rëndësisë së lidhjes me akademinë. Të gjitha këto janë të rëndësishme për klubin tonë. Jemi të emocionuar që kemi Ange të na bashkohet teksa përgatitemi për sezonin e ardhshëm”, tha kryetari i Tottenhamit, Daniel Levy, thuhet në faqen e internetit të klubit.
Karrierën e trajnerit, Postecoglou e filloi në Australi, ku u rrit, si dhe në Japoni, ku ishte trajner i Yokohama F. Marinos. Ai fitoi tituj edhe në Australi, si me klubet ashtu edhe me kombëtaren, me të cilën fitoi garën kontinentale në vitin 2015.