Yunus Kaymaz
25 Nëntor 2022•Përditësim: 25 Nëntor 2022
Trajneri i Kombëtares së Iranit, Carlos Queiroz, i dëshpëruar nga pyetjet ndaj tij dhe futbollistët rreth protestat në Iran, tërhoqi vëmendjen me dialogun e tij me një gazetare, raporton Anadolu Agency (AA).
Trajneri portuguez i cili hyri në dialog me gazetaren e BBC-së për Iranin, Shaimaa Khalil, pas konferencës për media, reagoi duke theksuar "Pse Gareth South Gate-in nuk e pyetni se 'çka mendon rreth Britanisë dhe SHBA-së që e lanë vetë Afganistanin dhe të gjithë gratë'?".
Queiroz u shqetësua ndaj një pyetje drejtuar sulmuesit iranian Mehdi Taremi nëse ka ndonjë mesazh për protestat rreth Mahsa Amini që vdiq gjatë kohës që ishte në paraburgim. "A është e drejtë të vazhdojmë me pyetjet politike? Kjo është liria e shtypit, është e drejta jonë të mos përgjigjemi dhe të presim që qëndrimi ynë të respektohet", tha ai.
Ylli i Porto-s, Taremi nga ana e tij tha se "Më parë tregova se nuk do të përgjigjem në pyetje të tilla, por këtë herë do të përgjigjem. Nuk jemi nën presion. Në një turne të futbollit duhet të respektohet futbolli dhe çdo gjë që nuk është i lidhur me futbollin duhet lënë mënjanë".
Futbollistët iranianë, në ndeshjen e parë ndaj Anglisë, të cilën e humbën me rezultat 6-2, gjatë ceremonisë nuk e kënduan himnin e tyre kombëtare duke iu bashkangjitur protestave.