Yunus İçen
13 Dhjetor 2015•Përditësim: 14 Dhjetor 2015
ANTALI (AA) - Kampioni botëror i "trickshot" gjermani Ralph Eckert, bëri spektakël në qarkun Kemer të Antalias, qytetit jugor të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Bilardisti gjerman i cili kishte ardhur si i ftuar i Federatës së Bilardos të Turqisë në Kampionatin Pool të Turqisë që organizohet në një hotel të qarkut Kemer të Antalias, me spektaklin që bëri ka mahniti audiencën.
Eckert duke bërë që me një top ti fus të gjithë topat në xhepa (vrima) mori duartrokitje nga publiku. Ai një femrës nga publiku i tha që të shtrihet në tavolinën e biliardos dhe vendosi një top në gojën e saj. Ecker më pas duke bërë shaka: "Mos u frikëso unë jam profesional" arriti që me një top të rrëzojë topin në gojën e vajzës dhe ta fus në xhep.
Në shoun që zgjati 1 orë Eckert arriti të bëjë goditje të rënda në mënyrë të lehtë. Ai për këtë u vlerësua nga publiku ndërsa falënderoi të pranishmit që e ndoqën shoun e tij.