Serhat Bağbars
01 Korrik 2017•Përditësim: 01 Korrik 2017
STAMBOLL (AA) – Kombëtarja e Turqisë në basketboll në karroca ka fituar titullin e kampionit të Evropës duke e mposhtur Britaninë e Madhe me rezultatin 76-69 në finalen e Kampionatit të 23-të të Basketbollit Evropian në Karroca që u zhvillua në Tenerife të Spanjës, raporton Anadolu Agency (AA).
Përfaqësuesja e Turqisë ishte më e mirë në çerekun e parë, duke kryesuar me rezultatin 18:10.
Basketbollistët turq në karroca vazhduan me performancën e mirë edhe në çerekun e dytë, duke e përmbyllur atë me rezultatin 36:24. Në fund të çerekut të tretë, Turqia kishte avantazhin me rezultatin 58:49.
Edhe në çerekun e katërt, kombëtarja turke mbajti nën kontroll lojën, duke festuar në fund me rezultatin 76:69, duke u shpallur kështu kampione evropiane.