Can Erözden
13 Nëntor 2015•Përditësim: 14 Nëntor 2015
STAMBOLL (AA) – Legjenda e basketbollit turk Hidayet Turkoglu bëri të ditur pensionimin e tij nga ky sport, raporton Anadolu Agency (AA).
“Kam vendosur t’i jap fund karrierës sime si lojtar i NBA-së për 15 vite dhe si lojtari më i aktiv në ekipin kombëtar të Turqisë”, deklaroi sot Turkoglu.
Ish-veterani 36 vjeçarë i Orlando Magic shtoi se tani do të punojë për zhvillimin e basketbollit turk. Turkoglu dhe kryetari i Federatës së Basketbollit të Turqisë (FBT), Harun Erdenay pritet të hënën në Stamboll të mbajnë një konferencë shtypi ku zyrtarisht do të njoftojë rolin e ri të Turkoglu-s.
Legjenda e basketbollit turk, Turkoglu filloi karrierën e tij në vitin 1996 në Efes Pilsen, tani i njohur si Anadolu Efes.
Pas një periudhe katër vjeçare me gjigandët e Stambollit, ai u zgjodh nga ekipi i NBA-së Sacramento Kings.
Gjatë karrierës së tij, përveç për Kings-at, ai ka luajtur edhe për shumë ekipe tjera të NBA-së, duke përfshirë San Antonio Spurs, Orlando Magic, Toronto Raptors, Phoenix Suns and Los Angeles Clippers.