Hüseyin Burak Demirer
25 Prill 2018•Përditësim: 25 Prill 2018
ANKARA (AA) - Ndeshjet e para të gjysmëfinales në UEFA Ligën e Evropës do të luhen nesër, raporton Anadolu Agency (AA).
Katër ekipet që vazhdojnë rrugëtimin në organizimin e dytë më të madh në futbollin evropian, do të përballen nesër në ora 21:05.
Klubi anglez Arsenal do të përballet me përfaqësuesin nga Spanja, Atletico Madrid, ndërsa Olympique Marseille nga Franca do të përballet me Salzburg nga Austria.
Finalistët do të përcaktohen pas ndeshjeve kthyese më 3 maj.
Finalja e UEFA Ligës së Evropës do të luhet në Lyon të Francës më 16 maj.