Duygu Yener
07 Shkurt 2017•Përditësim: 07 Shkurt 2017
ANKARA (AA) – Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) në ditën e 168-të të ofensivës “Mburoja e Eufratit” në veri të Sirisë kanë bombarduar 203 bastione të organizatës terroriste DEASH. Gjatë përleshjeve dhe aksioneve janë neutralizuar 21 terroristë, raporton Anadolu Agency (AA).
Vazhdon ofensiva e filluar më 24 gusht të vitit të kaluar me qëllim të forcimit të sigurisë në kufirin turko-sirian dhe heqjen e rreziqeve të cilat DEASH-i paraqet.
Janë bombarduar pozita mbrojtëse, strehimore, shtabe dhe automjete të organizatës terroriste DEASH. Avionë të forcave ajrore të Turqisë në rajonin Al-Bab dhe Bzagah kryen sulme mbi 65 bastione të DEASH-it.
Janë shkatërruar 64 objekte dhe automjete me armë. Që nga fillimi i ofensivës deri tani janë shkatërruar 3.719 mjete të improvizuara shpërthyese dhe 57 mina.