Sibel Uygun
06 Shkurt 2017•Përditësim: 07 Shkurt 2017
ANKARA (АА) – Nga fundi i këtij muaji, në Stamboll do të organizohet Forumit Botëror i Turizmit, në të cilin do të marrin pjesë dy ish-sekretar britanikë të Punëve të Jashtme dhe Zuckerberg, raporton Anadolu Agency (AA).
Në forumin fjalim do të mbajnë edhe Randi Zuckerberg, drejtoresha ekzekutive dhe themeluese e Zuckerberg Media, dhe ish-drejtoreshë e Facebook-ut, si dhe ish-sekretarët britanikë të Punëve të Jashtme, Jack Straw dhe David Miliband, sekretar në Qeverinë e Tony Blair.
Forumi do të mbahet nga 16 deri më 18 shkurt.
“Takimi global i forumit në Stamboll do të jetë nikoqir i shumë drejtorëve ekzekutiv nga sfera e industrisë, investitorë dhe persona zyrtarë nga mbarë bota”, theksoi grupi në ueb- faqen e tij.