Handan Kazancı
24 Janar 2017•Përditësim: 24 Janar 2017
ANKARA (AA) – Gjatë 24 orëve të fundit, në kuadër të Operacionit “Mburoja e Eufratit”, 13 terroristë të DEASH-it u neutralizuan në veri të Sirisë, bëri të ditur ushtria turke, raporton Anadolu Agency (AA).
Autoritetet turke përdorin fjalën “neutralizuar” për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë vrarë, kapur ose dorëzuar.
Në njoftimin, Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë theksoi se forcat e armatosura po ashtu kanë goditur 107 objektiva të DEASH-it në Sirinë veriore në ditën e 154-të të operacionit.
Avionët turq goditën nëntë objektiva të DEASH-it në rajonin Al-Bab. Forcat e koalicionit po ashtu kanë kryer edhe pesë sulme ajrore kundër objektivave të DEASH-it, duke shkatërruar një automjet mbështetjeje për municion, dy mortaja dhe një ndërtesë, shtohet në njoftimin.
Operacioni “Mburoja e Eufratit” filloi në fund të gushtit të vitit të kaluar për të forcuar sigurinë kufitare, eliminuar kërcënimin terrorist përgjatë kufijve të Turqisë, dhe të mbështesin forcat opozitare në Siri. Ushtria e Lirë Siriane mbështetet nga artileria dhe avionët e Turqisë si pjesë e operacionit.