Behçet Alkan
24 Janar 2017•Përditësim: 24 Janar 2017
NEVSEHIR (AA) – Kapadokya, në komunën Gorem, e cila është një nga destinacionet më të njohura turistike në Turqi, vitin e kaluar e kanë vizituar rreh 1.5 milionë turistë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Qendrës për kulturë dhe turizëm të Nevsehira, muzeu dhe karakteristikat historike në Kapadokya ku shtrihen bukuritë natyrore dhe historia, formojnë një nga peizazhet më të bukura në botë, ku vitin e kaluar e kanë vizituar 1.493.493 turistë.
Më shumë vizitorë, 510.115 kanë shfaqur interesim duke vizituar muzeun nën qiell të hapur të Gorem-it. Sipas të dhënave, turistët më shumë vijnë në maj, 226.348 prej tyre, ndërsa 45.960 në janar.
Kënaqësia e veçantë në Kapadokya është vozitja me balonë. Ndryshe, kushtet klimatike në këtë rajon lejojnë që rreth 300 ditë të vitit të mund të fluturohet me balonë.
Në Gorem jetojnë 2.100 persona. Ndodh që në mëngjes në qiell të fluturojnë deri në 100 balona. Çdo balonë mund të vozit 20 persona. Teksa lëvizjet gjeologjike kanë formuar "oxhaqe", njerëzit përgjatë historisë në Kapadokya kanë lënë gjurmë të civilizimit duke ndërtuar në shkëmbinj shtëpi dhe duke i shndërruar në kryevepra të civilizimit njerëzor.