“Më shumë njerëz të zhvendosur tani se në Luftën e Dytë Botërore”
Çavuşoğlu tha se shumë konflikte me të cilat përballet bota sot po kthehen në "konflikte të ngrira", duke përmendur shembujt e çështjes së Qipros dhe krizës së KrimesëVakkas Doğantekin,Zehra Nur Düz
27 Shkurt 2019•Përditësim: 27 Shkurt 2019
AnkaraRreth 70 milionë njerëz sot janë zhvendosur në mbarë botën për shkak të luftërave dhe konflikteve, më shumë se gjatë Luftës së Dytë Botërore, tha të mërkurën ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke iu adresuar studentëve, studiuesve dhe mediave në një konferencë të organizuar nga Universiteti TOBB në kryeqytetin Ankara, ministrit Çavuşoğlu ka folur për një sërë çështjesh.
Çavuşoğlu tha se shumë konflikte me të cilat përballet bota sot po kthehen në "konflikte të ngrira", duke përmendur shembujt e çështjes së Qipros dhe krizës së Krimesë.
Për luftën në Siri, ai tha se të gjithë aktorët në Siri, pavarësisht nëse e duan Turqinë apo jo, e dinë se nuk mund ta injorojnë Turqinë në zgjidhjen e çështjes siriane.
"Megjithëse kemi arritur disa suksese në stabilizimin e disa pjesëve të Sirisë, ne ende nuk jemi shumë afër një zgjidhjeje të përhershme", tha kreu i diplomacisë turke.
Duke marrë pyetje nga publiku, Çavuşoğlu theksoi rëndësinë e integritetit në politikën e jashtme dhe u bëri thirrje të gjitha vendeve të shmangin standardet e dyfishta në luftën kundër terrorizmit dhe islamofobisë.
"Antisemitizmi është shumë i fortë në Evropë, shumë më i fortë se islamofobia, unë e di shumë mirë, por ka ligje të rrepta kundër antisemitizmit. Nuk ka ligje kundër islamofobisë", tha ai.
Çavuşoğlu gjithashtu tha se Evropa shtoi përpjekjet kundër organizatave terroriste si PKK dhe DEASH vetëm kur këto grupe filluan të kryenin sulme në tokën e tyre.
Ai shtoi se Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OIC) duhet të reformohet nëse dëshiron të ketë më shumë peshë për çështjet globale, duke shtuar se Turqia synon të nisë një proces reformash gjatë presidencës së tanishme të bllokut.
Në çështjen e Qipros, Çavuşoğlu tha se pavarësisht përpjekjeve pozitive të Turqisë dhe turqve qipriotë, partitë nuk kanë qenë në gjendje të arrijnë një zgjidhje të përhershme të konfliktit të gjatë për shkak të qëndrimit negativ të grekëve qipriotë dhe vendeve të BE-së.
Kryediplomati turk theksoi "politikën e jashtme iniciatore dhe humanitare të Turqisë", duke thënë se Turqia mbështet dialogun multilateral, negocimin dhe konsensusin, në vend të unilateralizmit, luftërave tregtare dhe proteksionizmit.