Burcu Arik
30 Prill 2017•Përditësim: 30 Prill 2017
ANKARA (AA) – Së paku pesë pjesëtarë të organizatës terroriste PKK janë vrarë në operacionet antiterroriste të cilat forcat turke të sigurisë i zbatuan në provincën lindore Van, raporton Anadolu Agency (AA).
Shtatmadhoria e Ushtrisë së Turqisë njoftoi se forcat turke vazhdojnë operacionet kundër terrorizmit në rajonin e provincave lindore dhe juglindore Van, Tuncelli, Siirt, Hakkari, Sirnak dhe Diyarbakir.
Gjatë operacioneve janë konfiskuar një sasi e madhe e armëve, eksplozivit dhe raketave artilerike. Së paku pesë terroristë të PKK-së janë vrarë në provincën Van kur “hapën zjarr” ndaj forcave policore, e cila u kundërpërgjigj me zjarr. Një terrorist i PKK-së u dorëzua në policinë turke në Diyarbakir.
Organizata separatiste e PKK-së gjendet në listën e organizatave terroriste në Turqi, SHBA dhe Bashkimin Evropian. Bëhet fjalë për organizatë e cila tashmë tre dekada zbaton fushatë ushtarake kundër Turqisë, ndërsa këtë fushatë e intensifikoi në korrik të vitit 2015.