Sarp Özer
01 Maj 2017•Përditësim: 02 Maj 2017
ANKARA (AA) - Në operacionet e kryera në javën e fundit nga forcat e sigurisë janë ndaluar 238 persona, të dyshuar për ndihmë ndaj organizatës terroriste separatiste, ndërsa janë ndaluar 2.331 të dyshuar të tjerë në kuadër të luftës kundër organizatës terroriste FETO, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të publikuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Turqisë janë dhënë informacione në lidhje me operacionet e kryera gjatë periudhës 24-30 prill në luftën kundër terrorizmit.
Sipas kësaj deklarate në kuadër të operacioneve për sigurinë e brendshme të ndërmarra nga forcat e xhandarmërisë, forcat speciale të policisë dhe njësitë komando të xhandarmërisë, theksohet se janë kryer 579 operacione kundër organizatës terroriste separatiste. Si rezultat i operacioneve janë ndaluar 238 persona me pretendimin për ndihmë dhe strehim ndaj organizatës terroriste separatiste.
Në kuadër të operacioneve të ndërmarra në kuadër të luftës kundër terroristëve të huaj janë ndaluar 43 të dyshuar të cilët vlerësohen se kanë lidhje me organizatën terroriste DEASH.
Ndërsa në operacionet e kryera në luftën kundër FETO-s theksohet se janë ndaluar 2.331 persona të cilët dyshohen se kanë lidhje me këtë organizatë.
Gjithashtu në operacionet e forcave të sigurisë kundër organizatave terroriste të majta janë ndaluar 26 të dyshuar.
Si rezultat i operacioneve të ndërmarra javën e fundit në të gjithë vendin janë neutralizuar 38 terroristë, janë kapur 16 anëtarë të organizatës si dhe 11 terroristë janë dorëzuar.
Në kuadër të operacioneve janë konfiskuar edhe 52 armë të ndryshme si raketë e gjeneratës së re me udhëzues lazer SA-18 nga të cilët 42 prej tyre janë armë të rënda, janë konfiskuar 5 tonë material që përdoret për shpërthyes, 114 bomba dore, etj. Forcat e sigurisë gjithashtu kanë asgjësuar edhe 21 shpërthyes artizanalë dhe 34 strehimore të përdorura nga terroristët.
Lufta kundër drogës dhe trafikimit
Ndërsa në luftën kundër drogës dhe trafikimit në 556 operacione të kryera në 70 qytete janë konfiskuar 827 kg kanabis, 164 kg heroinë, 18,5 kg kokainë, 21 kg metamfetaminë, 12,8 drogë sintetike, 38.457 rrënjë kanabis, etj.
Në operacionet e kryera kundër migracionit të paligjshëm janë kapur 2.084 persona, nga të cilët 336 prej tyre në det, si dhe kanë nisur procedurat e ndalimit për 50 organizatorë të migracionit të paligjshëm.