Özkan Bilgin,Ali İhsan Öztürk
12 Dhjetor 2015•Përditësim: 13 Dhjetor 2015
VAN (AA) - Në një aksident automobilistik të ndodhur në qytetin Van të Turqisë sipas të dhënave paraprake kanë humbur jetën 11 presona dhe janë plagosur 3 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve parprake mësohet se furgoni i udhëtarëve me targë 65 HC 593 ku emri i drejtuesit ende nuk është bërë i ditur dhe i cili vinte nga komuna Erciş drejt qyteti Van është përplasur me një kamion me targa 06 DL 2741 i cili vinte përballë në rrugën automobilistike Erciş-Van.
Nga ky aksident i rëndë automobilsitik 11 persona kanë humbur jetën dhe 3 të tjerë janë plagosur. Ndërkohë autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ndodhjes së aksidentit