Kemal Zorlak
11 Dhjetor 2015•Përditësim: 12 Dhjetor 2015
ANKARA (AA) - Kryesuesi i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Dragan Çoviç dhe anëtari i Presidencës së BiH, Bakir Izetbegoviç, të cilët qëndrojnë për vizitë zyrtare në Turqi janë takuar sot në Turqi me kryeministrin e këtij vendi, Ahmet Davutoglu, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas fotografimit të përbashkët për media takimi vazhdoi me dyer të mbyllura.
Çoviçin dhe Izetbegoviçin në Ankara sot e ka pritur edhe kryetari i Kuvendit të Madh të Republikës së Turqisë, Ismail Kahraman. Ky takim gjithashtu ishte i mbyllur për mediat.
Kryesuesi i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Dragan Çoviç dhe anëtari i Presidencës së BiH, Bakir Izetbegoviç kanë udhëtuar dje për vizitë zyrtare dyditore në Turqi, ku në Ankara i ka pritur presidenti i vendit, Recep Tayyip Erdogan.