Nuran Erkul
26 Tetor 2016•Përditësim: 26 Tetor 2016
ANKARA (AA) - Ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore të Turqisë, Berat Albayrak deklaroi sot në Ankara se realizimi i pjesës së parë të projektit të tubacionit Rrjedha Turke do të përfundojë në vitin 2019, raporton Anadolu Agency (AA).
"Linja e dytë e tubacionit të Rrjedhës Turke është e lidhur direkt me zhvillimet në tregun e Evropës. Nga këndvështrimi i Turqisë ky është një projekt shumë i rëndësishëm që do të eliminojë të gjitha mundësitë për kriza të mundshme. Fillimi i ndërtimit është planifikuar për vitin 2017, ndërsa realizimi i pjesës së parë të këtij projekti do të përfundojë në vitin 2019", tha Albayrak duke u përgjigjur pyetjeve në panelin editorial të AA-së.