Sibel Uğurlu
26 Tetor 2016•Përditësim: 26 Tetor 2016
ANKARA (AA) – Turqia ka emëruar të mërkurën shefa të rinj të policisë në 61 provinca të vendit, përfshirë Izmirin, Adananë dhe Konyan, vendim ky i shpallur në Gazetën Zyrtare, raporton Anadolu Agency (AA).
Nga ky numër, 24 janë shefa të policisë që vetëm janë transferuar në provinca tjera ndërkohë që 37 të tjerë janë shefa policie të sapoemëruar.
Servet Yilmaz dhe Adem Cakici, nga kryeshefa të policisë në Kahramanmaras dhe Rize janë emëruar për zëvendës shefa në policinë Kombëtare të Turqisë.