Gökhan Ergöçün
08 Nëntor 2019•Përditësim: 08 Nëntor 2019
Indikatorët paraprak treegojnë se Turqia ka hyrë në një periudhë të fuqishme ribalanci, deklaroi mbrëmë ministri i Financave dhe Thesarit të Turqisë, Berat Albayrak, raporton Anadolu Agency (AA).
"Në 15 muajt e fundit, pasiqë Turqia u përball me tre sulme të mëdha ndaj monedhës së saj, ne morëm masa për ngritjen e ekonomisë", tha Albayrak në një takim me njerëzit e biznesit në provincën Ordu të Detit të Zi.
Sipas tij, këto sulme kishin për synim dobësimin e lirës turke kundrejt monedheve të tjera të mëdha (dollarit amerikan, paundit briatnik, euros) me qëllim të rritjes së nivelit të infalcionit dhe të shembjes së ekonomisë turke.
"Turqia doli më e fortë nga këto sulme dhe mori masa për të parandaluar situata të ngjashme në të ardhmen. Shkalla e inflacionit që arriti deri në 25 për qind vitin e kaluar, tani ka rënë për 8.55 për qind", potencoi Albayrak.
Ai tha se "inflacioni do të bie në 12 për qind, që është synimi ynë deri në fund të vitit ndërsa në vitin 2020 ai do të jetë njëshifror".
Më tej Albayrak shtoi se Turqia në muajin gusht shënoi bilancin pozitiv më të lartë të llogarisë rrjedhëse në historinë e saj me 5.1 miliardë dollarë.