Emine Dalfidan
25 Janar 2016•Përditësim: 25 Janar 2016
ANKARA (AA) - Dhjetë perosna janë arrestuar sot në mëngjes gjatë një operacioni policorë anti-terror në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, raporton Anadolu Agency (AA).
Personat e arrestuar akuzohen se kanë organizuar dërgimin e luftëtarëve drejt organizatës terroriste DAESH si dhe dyshohet që janë në kontakt me vendet në konflikt.
Sipas informacioneve që gazetari i AA ka marrë nga burimet policore thuhet se grupet anti-terror pas një ndjekje disa mujore kanë mundur të finalizojnë një operacion kundër një grupi të quajtur ''tatlıbal''.