Rıdvan Korkulutaş
11 Janar 2016•Përditësim: 12 Janar 2016
GAZIANTEP (AA) - Hani 500 vjeçarë i ndërtuar në një shpellë dhe me një temperaturë 15 - 20 gradë është një nga destinacionet më të frekuentuara për ata që duan të kalojnë pak momente të ngrohta në këto ditë të ftohta dimri.
Shpella shikohet si një ''kondicioner natyral'' nga klientët. Shpella e përdorur si një depo për ushqime dhe armë gjatë luftës së çlirimit të këtij qyteti gjatë muajve të verës është e freskët, ndërsa gjatë muajve të dimrit e ngrohtë.
Mehmet Kaleoğlu i cili e ka restauruar dhe e ka kthyer këtë shpellë në një bar kafe tha për gazetarin e AA se temperatura në të shpellë është konstante gjatë gjithë vitit. Ajo varjon nga 15 deri në 20 gradë celsius.
Kaleoğlu tregon se në shpellën me një sipërfaqe prej 750 metra katrorë ka edhe puse uji të cilat përdorën për ujin e pijshëm në të. Ai tregon se kjo shpellë është një destinacion si për vendasit ashtu edhe për turistët që vizitojnë qytetin e Gaziantepit.
''Turistët që shohin një ambient të tillë çuditen. Ata pijnë një kafe apo çaj në një ambient natyral. Këtu ne gjallërojmë historinë dhe traditat tona'' thotë Kaleoğlu dhe më tej shton duke thënë se pavarsisht se jashtë i ftohti mund të shkojë deri në minus 5 gradë brenda në shpellë temperatura qendron konstante. Ai pohon se çdokush është i mirpritur të vizitojë këtë ambient.