Kerem Kocalar
14 Gusht 2016•Përditësim: 15 Gusht 2016
GAZIANTEP (AA) – Tifozët e klubit turk të futbollit Gaziantepspor janë duke i numëruar ditët deri në hapjen e veprës moderne të futbollit, ndërtimi i së cilës është në fazën përfundimtare, ndërsa ekipi nga Gaziantep-i tashmë në xhiron e dytë të Spor Toto Super Ligës së Turqisë do të mund të luaj ndeshjen e parë në stadiumin e ri, raporton Anadolu Agency (AA).
Me mbështetje të Ministrisë së Sportit dhe Rinisë së Turqisë, stadiumi i ri në Gaziantep i ndërtuar gjatë tre vite e gjysmë, është shndërruar në një objekt modern futbollistik me kapacitet prej 35.500 vende të mbuluara.
Stadiumi më të gjitha objektet shoqëruese përmbush të gjitha standardet e Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA), ndërsa veçohet pamja e jashtme, e cila në shikim të parë të jep përshtypjen se bëhet fjalë për shtëpinë e ekipit të popullarizuar kuq-e zi të Gaziantepspor-it.
Ndërtimi i “Stadiumit të larmishëm”, siç e quajtën tifozët e Gaziantep-it, ka kushtuar 120 milionë lira (36.5 milionë euro).