Izzet Taskiran
27 Tetor 2015•Përditësim: 27 Tetor 2015
STAMBOLL (AA) - Një avion i flotës së Linjës ajrore të Turqisë (THY) u emërtua "Kushimoto", në nder të banorëve të rajonit të cilët i ndihmuan fregatës Ertuğrul të fundosur në Japoni, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas këshillit për shtyp të THY-së u theksua se ky veprim është dhuratë për lidhjet në mes dy vendeve e cila ka nisur me anijen otomane e cila ka lundruar në Japoni para 125 vjetve për ti zhvilluar marrëdhëniet turko-japoneze. Në aksidentin që ndodhi në Kushimoto të Japonisë hasi në përpjekje të mëdha për shpëtimin e ekuipazhit nga ana e popullatës japoneze.
Pastaj miqësia u përforcua pas shumë vitesh gjatë kohës së luftës ndërmjet Iranit dhe Irakut kur 215 shtetas japonez u shpëtuan me një avion të THY-së.
Në përvjetorin e 125-të të lidhjeve diplomatike mes Turqisë dhe Japonisë një avion i tipit Airbus A-330 është ngjyrosur me ngjyrat e avionit të atëhershëm DC-10 i cili i ka shpëtuar shtetasit japonez. Po ashtu edhe emri i avionit është emërtuar me emrin e rajonit "Kushimoto" të cilët me përkushtim të madh e kanë zgjatur dorën e ndihmës.
Gjithashtu, edhe filmi "Etruğrul 1890" në të cilën do të tregohet miqësia e zhvilluar në mes dy shteteve në sponsorimin e THY-së do të shfaqet në kinematë e Turqisë dhe Japonisë.