Burak Yılmaz
14 Nëntor 2015•Përditësim: 14 Nëntor 2015
TOKIO/PEKIN (AA) – Një tërmet me fuqi prej 7.2 ballë sipas shkallës së Rihterit sot në mëngjes ka goditur Kinën, ndërsa një tërmet tjetër prej 6.7 ballë goditi jugun e Japonisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Qendra Kineze për Sizmiologji njoftoi se epiqendra e tërmetit është shënuar në ujërat në lindje të Kinës, në thellësi prej 10 kilometrave. Fuqia e këtij tërmeti ishte 7.2 ballë, por akoma nuk ka informacione nëse ka viktima në njerëz dhe dëme materiale.
Qendra për Hulumtime Gjeologjike e SHBA-ve njoftoi se një tërmet tjetër me fuqi prej 6.7 ballë sipas Rihterit është shënuar 144 kilometra në perëndim të qytetit jugor japonez Makurazaki. Epiqendra e këtij tërmeti po ashtu ishte në thellësi prej 10 kilometrave.
Agjencia meteorologjike japoneze paralajmëroi se ky tërmet mund të shkaktojë cunami me dallgë në lartësi prej një metër, edhe atë në brigjet jugore të Japonisë.