Emin Avundukluoğlu
23 Mars 2016•Përditësim: 23 Mars 2016
ANKARA (AA) – Burime nga forcat e sigurisë të Turqisë kanë thënë se avionët ushtarak të saj kanë kryer mëngjesin e sotëm disa sulme ajrore mbi caqe të organizatës terroriste PKK në veri të Irakut si dhe në qarkun e Sirnakut në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas burimeve të lartpërmendura, 13 avionë ushtarakë në mesin e të cilëve modelet luftarake F-16 dhe F-4 2020 kanë kryer sulme mbi pozitat e PKK-së në rajonin Hakkurk në veri të Irakut.
Burimet thonë se gjatë operacionit janë shkatërruar vendstrehime, shpella dhe depo armësh.