Nuran Erkul
23 Mars 2016•Përditësim: 23 Mars 2016
PEKIN (AA) - Ministri turk për Energjetikën dhe Resurset Natyrore, Berat Albayrak, gjatë qëndrimit tre ditorë në Kinë që e filloi të martën, ka vendosur në axhendën e tij investimet në energjinë nga qymyri, atë bërthamore si dhe investimet nga resurset e rinovueshme, raporton Anadolu Agency (AA).
Albayrak dhe kreu i Bankës Kineze për Zhvillim, Cing Cicie, u takuan sot bashkë me delegacionet e të dyja vendeve, ndërsa pas këtij takimi, ai bisedoi edhe me kreun e Administratës Kombëtare për Energji, të cilit Albayrak i ka pohuar se Turqia si një vend me pozitë gjeografike që lidhë rajonin synon të diversifikojë burimet e energjisë për të rritur kështu sigurinë energjetike.
Duke pas parasysh prioritetet në axhendën e Turqisë që kanë të bëjnë me energjinë nga qymyri, atë bërthamore si dhe investimet nga resurset e rinovueshme, Albayrak ka theksuar se “në këtë drejtim bashkëpunimi Turqi-Kinë është i rëndësishëm dhe se fokusi do të vendoset në bashkëpunimin për investime”.
Marrëdhëniet mes të dy vendeve shënojnë një avancim sidomos pas vizitës që realizoi në Kinë vitin e kaluar presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.