Nilay Kar
04 Korrik 2019•Përditësim: 05 Korrik 2019
Në kuadër të një festivali ndërkombëtar, dhjetra balona me ajër kanë ndriçuar qiellin mbi Kapadokia, qendrës joshëse turistike që cilësohet si destinacioni më i popullarizuar turistik që vizitohet çdo ditë nga mijëra turistë nga e gjithë bota, raporton Anadolu Agency (AA).
Midis 3 dhe 7 korrikut, Festivali Ndërkombëtar i Balonave me Ajër i Kapadokias sjell së bashku balona shumëngjyrëshe me figura të ndryshme nga mbi dhjetë vende.
Mbi 10 vende, përfshirë SHBA-të, Spanjën, Britaninë e Madhe, Brazilin dhe Meksika, janë regjistruar në këtë ngjarje të organizuar nga Bashkia Ürgüp në provincën qendrore Nevşehir.
Në kuadër të një festivali ndërkombëtar, dhjetra balona me ajër kanë ndriçuar qiellin mbi Kapadokia, qendrës joshëse turistike që cilësohet si destinacioni më i popullarizuar turistik që vizitohet çdo ditë nga mijëra turistë nga e gjithë bota. Midis 3 dhe 7 korrikut, Festivali Ndërkombëtar i Balonave me Ajër i Kapadokias sjell së bashku balona shumëngjyrëshe me figura të ndryshme nga mbi dhjetë vende. ( Alpaslan Körükcü - Anadolu Agency )
Turistët vendas dhe të huaj po tregojnë një interes të madh për festivalin pesë ditor.
Guvernatori i provincës Nevşehir, İlhami Aktaş, theksoi rëndësinë e festivalit në aspektin e promovimit të rajonit. Ai tha se Kapadokia ishte qendra e biznesit të balonave me ajër.
“Festivali i shumëpritur në Kapadokia filloi mbrëmë (të mërkurën). Që sot, fluturimet do të vazhdojnë me pjesëmarrjen e figurave të ndryshme të balonave me ajër”.
Kapadokia është e njohur nga “oxhaqet magjike”, luginat, qytetet nëntokësore dhe shtëpitë e gdhendura në shkëmb, si dhe nga kishat, faltoret dhe strehimoret e përdorura nga të krishterët e hershëm që iknin nga Perandoria Romake.
Rajoni është i mbrojtur si një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.