Bayram Altuğ
04 Korrik 2019•Përditësim: 06 Korrik 2019
Turqia i ka dërguar notë proteste Zyrës së Kombeve të Bashkuara (OKB) në Gjenevë, e cila nënshkroi me terroristët e PKK-së të ashtuquajturin “plan veprimi”, përfshirë edhe Zvicrës për shkak të lejes për të hyrë, raporton Anadolu Agency (AA).
Notat e protestës vijnë pas takimit midis përfaqësueses së posaçme të OKB-së për fëmijë dhe konflikte të armatosur, Virginia Gamba dhe terroristit të PKK-së Ferhat Abdi Şahin, i cili komandon SDF-në që përdoret si etiketë nga grupi terrorist PKK/YPG. Ata nënshkruan një “plan veprimi” në Zyrën e OKB-së pa dijeninë e anëtarëve.
Në notat e protestës, misioni i përhershëm i Turqisë në Zyrën e OKB-së në Gjenevë ka dokumentuar se Şahin është kërkuar nga Organizata Ndërkombëtare e Policisë (INTERPOL) me “njoftim të kuq”.
Misioni i përhershëm po ashtu kontaktoi me zyrën e të dërguarit të posaçëm të OKB-së për Sirinë, Geir O. Pedersen, mbi atë nëse kishin dijeni për të ashtuquajturin “plan veprimi”.
Zyrtarët që punonin në zyrën e Pedersen u thanë diplomatëve turq se ata nuk e kishin idenë për ceremoninë e nënshkrimit të “planit të veprimit”.
Të shtunën, OKB nënshkroi një “plan veprimi” me terroristët e PKK/YPG-së me anë të të cilës supozojnë të ndalojnë rekrutimin e fëmijëve për veprime terroriste.
Dje, Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë po ashtu dënoi nënshkrimin e marrëveshjes së diskutueshme.
“Nuk mund të ketë shpjegim për OKB-në, e cila duhet të jetë në krye të luftës së terrorizmit, të arrijë një marrëveshje me një organizatë terroriste. Ky akt po ashtu përbën një shkelje të qartë nga OKB në rezolutat e veta mbi terrorizmin”, tha Ministria e Jashtme e Republikës së Turqisë.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë personave, duke përfshirë gratë dhe fëmijët. YPG është dega e saj siriane.