Aysu Biçer
16 Dhjetor 2021•Përditësim: 17 Dhjetor 2021
Banka Qendrore e Turqisë uli sot normën e saj bazë të repos njëjavore me 100 pikë bazë nga 15 për qind në 14 për qind në përputhje me pritjet e tregut, raporton Anadolu Agency (AA).
Me uljen e fundit, autoriteti monetar ka ulur normën bazë me 500 pikë bazë që nga shtatori.
Në deklaratat e mëparshme, banka sinjalizoi se do të ulte normat edhe një herë, këtë muaj, përpara se të ndalonte në janar.
“Rritja e inflacionit në muajin nëntor është nxitur nga zhvillimet në kurset e këmbimit dhe faktorët e ofertës si rritja e çmimeve botërore të ushqimeve dhe mallrave bujqësore, kufizimet e ofertës”, tha banka, duke vënë në dukje presionet nga inflacioni.
Banka tha se mori një vendim për të "kompletuar përdorimin e hapësirës së kufizuar të nënkuptuar nga efektet kalimtare të faktorëve të ofertës dhe faktorëve të tjerë përtej kontrollit të politikës monetare mbi rritjen e çmimeve".
Në nëntor, Turqia pati një rritje vjetore prej 21.31 për qind në çmimet e konsumit.
Banka ka ndërhyrë në tregjet valutore katër herë këtë muaj duke shitur dollarë dhe duke përmendur "formime të pashëndetshme çmimesh".
Me ndërhyrjen e fundit, shuma totale e intervenimit të bankës në tregjet valutore u rrit në rreth 4 miliardë dollarë.