Tuba Şahin
24 Tetor 2019•Përditësim: 24 Tetor 2019
Banka Qendrore e Turqisë (CBRT) ka ulur normës bazike të interesit për huazimet njëjavore për 250 pikë bazë, raporton Anadolu Agency (AA).
Komiteti i Politikës Monetare (MPC) në mbledhjet e sotme uli në 14 për qind normën bazike të interesit për huazimet njëjavore, ndërsa para kësaj, kjo normë ishte 16,5 për qind. Ky vendim, respektivisht kjo ulje, ishte mbi pritjet dhe parashikimet në treg.
Një grup prej 14 ekonomistëve të anketuar të hënën nga AA parashikonin një rënie mesatare prej 100 pikëve bazë.
Pas takimit të sotëm, Banka Qendrore do të mbajë edhe një mbledhje të komitetit këtë vit.