Murat Birinci
24 Dhjetor 2020•Përditësim: 25 Dhjetor 2020
Banka Qendrore e Turqisë njoftoi sot rritjen e normës së interesit me dy pikë përqindjeje, mbi pritjet e tregut, raporton Anadolu Agency (AA).
Norma e politikës së bankës, e njohur gjithashtu si norma e repos një-javore, u rrit në 17 për qind, nga 15 për qind, njoftoi banka në një deklaratë.
Parashikimi mesatar nga 21 ekonomistë të anketuar nga AA të premten e kaluar ishte rritja e normës së repos një-javore prej 150 pikë bazë, pra 1.5 pikë përqindjeje.
Pas lëvizjes, lira turke u rrit gati 1 për qind ndaj dollarit amerikan.
Në takimin e saj të fundit më 19 nëntor, Banka Qendrore rriti normën e repos një-javore nga 10.25 për qind në 15 për qind ndërsa ndërmerrte hapa për të thjeshtuar kornizën operacionale të politikës monetare.
Duke folur të hënën, Naci Agbal, guvernatori i bankës tha se rreziku i inflacionit në rritje do të kërkojë një qëndrim të fortë dhe vendimtar të politikës monetare në vitin 2021, duke shtuar se ka gjasa edhe të shtrëngohet nëse është e nevojshme.