Seda Sevencan
28 Qershor 2020•Përditësim: 29 Qershor 2020
Një ushtar turk ra dëshmor në një përleshje me terroristët në zonën e operacionit "Kthetra-Tigri" në Irakun verior, njoftoi Ministria turke e Mbrojtjes Kombëtare, transmeton Anadolu Agency (AA).
Operacionet e Turqisë "Kthetra-Tigri" dhe "Kthetra-Shqiponja" u nisën javën e kaluar për të garantuar sigurinë e popullit turk dhe kufijve duke neutralizuar kërcënimin e PKK-së dhe grupeve të tjera terroriste, të cilët shpesh përdorin Irakun verior për të planifikuar sulme ndërkufitare.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40.000 njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja.