Burak Bir
29 Qershor 2020•Përditësim: 29 Qershor 2020
Forcat turke të sigurisë "neutralizuan" tre terroristë të PKK-së në provincën lindore Van, bëri të ditur Ministria e Brendshme, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate, terroristët u neutralizuan në zonën rurale të rrethit Gürpınar në një operacion antiterrorist të kryer nga xhandarmëria.
Operacioni po vazhdon.
Në fushatën e saj terroriste më shumë mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e radhitur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e afër 40.000 njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnje.